Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor të Tiranës, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Një grua është perfshirë në një aksident dhe bashkëshorti i saj ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.

Ai ishte në përgjim nga prokuroria e Posaçme për një çështje tjetër

Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen.

SPAK ka lëshuar urdhërarresti për shefin e qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

 

 

Urdhër-arrest është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet.

Mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Mësohet se ky i fundit është prangosur një ditë më parë.

Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Advertisement