Rajon
Aksident tragjik/ Humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë. Mediat vendase raportojnë se deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Srgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.
Sipas informacioneve tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

