Kronike
Katër makina përplasen me njëra-tjetrën, shoferët konfliktohen pas përplasjes

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta.
Gjithashtu dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

