Kronike
Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, një person i lënduar

Një aksident është regjistruar disa çaste më parë në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të Maliqit. Bëhet me dije një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me muret në anë të një karburanti, pasi 45 vjeçari, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Mësohet se një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon më tej për zbardhjen e rrethanave. Ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Maliq/ Informacion paraprak. Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

