Connect with us

Politike

Ankesa e qytetarit: 20 mijë të merr Policia dhe IKMT-ja/ Rama e fton: Do shkojmë bashkë t’i denoncojmë

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për rigjallërimin e Ish-Uzinës së Autotraktorëve, replikoi me një qytetar, që tregoi se për një ndërtim pa leje, zyrtarët shtetëror i kanë kërkuar ryshfet.

Sipas qytetarit, për një kotec pulash, punonjës të IKMT-së dhe Policisë Bashkiake i kanë kërkuar lekë. Ndërkohë, kryeministri i kërkoi të flasë me emra dhe të denoncojë rastin.

Qytetari: Po vijmë shumë, rrugët gropa gropa, s’po them për legalizimet se e kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë, a ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Në momentin që do të bësh kotec pulash të vjen IKMT, IMT, polici bashkiake, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, shihe vetë këtë.

Rama: Këto llafet në hava si kam qejf, duhet ta denoncosh se ndryshe nuk mundet të funksionojë kjo punë që të flasësh në hava dhe ti ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, nuk e përjashtoj se ka individë të tillë, policia janë 9 mijë vetë, s’mund ti ngarkosh ata, ti nuk je vetëm që ke ndërtu pa leje, dëgjojnë kët historinë e legalizimeve, e kemi bërë ne, as ti as ai, se bën dot kshu dhe të qeshësh, ne të dy do shkojmë bashkë do ta denoncojmë atë person që të ka cenu ty, turp i madh që e thu kshu.

Unë se përjashtoj që ka të tillë, por në bazë të ligjit je aq fajtor sa ai që e ka bërë me ty, e dyshoj shumë. Nuk kemi nevojë për zotin, nuk do ti lëmë këta njerëz që të godasin imazhin e shumë të tjerëve se ka patjetër punonjës që meritojnë ndëshkim, infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, por nuk janë shumica, nuk e meritojnë të futen në një thes, ne të dy bashkë do të shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë, ti e merr met qeshme, unë jam shumë serioz, unë i njoh njerëzit, këtë humorin do ta bashkojmë dhe do të merremi seriozisht të dy, nëse të ka kërkuar të paguash ai do të paguajë.

Unë ty do tët kthej me partinë time, se do bëhesh personazh në lajme. Erdhe për t’më hap probleme, por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët, se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët

Advertisement