Aktualitet
Vijon marrëveshja me Italinë/ “Guardia costiera” sjell valën e re të emigrantëve në Gjadër

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, që transporton një grup të ri emigrantësh
Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas të huaj pritet të transferohen drejt qendrës së pritjes në Gjadër, në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.
Procedurat e regjistrimit dhe kontrollit mjekësor janë duke u zhvilluar nën masa të shtuara sigurie.

