Kosova
Doktoresh Maria, Rudy Giuliani dhe kurthi që i ngritën Vuçiçit në Washington

Gazetari Ruben Avxhiu, ne nje shkrim autorial lidhur me viziten gjysmake te presidentit serb ne SHBA, shkruan se ne Beograd flitej se Vucic do bente historine ne Amerike teksa do të takohej privatisht me Presidentin Donald Trump dhe paskesaj do të bënte një marrëveshje historike, qe do të ofronte gjëra me shumë interes për SHBA-në.
“Ndërmjetësi i vizites ishte Rudy Giuliani, i cili tani është bere lobist dhe vërtitet nëpër botë për të peshkuar të interesuarit për akses te Presidenti Trump. Papritur Vuçiq ka deklaruar se është ndjerë keq dhe është kthyer i sëmurë në Serbi. Por askush nuk e beson këtë dhe vetë serbët më shumë se kushdo tjetër janë duke u tallur presidentin e tyre në rrjetet sociale” – ka shkruar Avxhiu duke shtuar se “Në qendër të humorit është intervista e vetme që Vucic ka dhënë në Florida, me gazetaren që ka një podkast dhe që e quan veten Dr. Maria.
“Te ‘Folë Gjëregjatë’ Presidenti Vucic e habiti Dr. Marian me zgjuarsinë e tij, dhe ajo i bëri “tag” në rrjetin X edhe Sekretarit amerikan të Tregëtisë. Maria, në fakt, nuk është gazetare. Intervista është dëgjuar pothuajse eksluzivisht vetëm nga Serbia. Maria nuk as doktoreshë, megjithëse përdor “Dr.” përpara emrit të saj. Ajo është vetem infermiere. Qëlloi që u kujdes për 81-vjeçarin Rudy Giulianin kur ishte sëmurë dhe tani janë bërë “miq”. Rudy i ka paguar borxhet që kishte dhe e ndihmoi që të niste një podkast dhe i ka thënë se do t’i sjellë edhe figura të njohura që t’i intervistojë. Vuçiqi i shkretë kujtoi se e kishin sjellë në SHBA që takonte Trumpin në fakt e kishin sjellë për të takuar “Doktoreshë Marian”. Nuk ka faj që u sëmur dhe ka folur me vete gjithë rrugës për në Beograd” – shkruan ne reagimin e tij me te fundit gazetari Ruben Avxhiu.

