Politike
Të dhënat e fundit! Ja sa persona votuan deri në orën 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 19:00.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se deri në orën 19:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.6 përqind e qytetarëve.
Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.00 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.
Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.96 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 46.82 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.24 përqind.

