Politike
I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Mësohet se për një periudhë të gjatë është hetuar aktiviteti i familjarëve të afërt të kandidates së PSD Limonera Bozha.
Sipas raportimeve, janë shpërndarë para për vota në favor të kandidates së PSD-së.
Reagimi
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili është marrë në ndalim nga SPAK për korrupsion zgjedhor. Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën. Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh. Bozha u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste për 12 vjet, dhe ndonëse tani është kandidate e PSD-së, beson se ata që janë të pakënaqur me këtë zgjedhje vijnë nga ish-partia e saj, pa dhënë emra të përveçëm.
“Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji,” përfundoi Limonera Bozha, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.

