Connect with us

Politike

Tritan Shehu ngushëllohet: Lazarati votoi për PD-në! Ata janë gjithmonë në anën e demokracisë

Tritan Shehu thotë se Lazarati i Gjirokastrës votoi bindshëm për Partinë Demokratike, me 1529 vota kundër 138 votave që mori PS-ja në këtë zonë.

Demokrati thekson se kjo zonë ka qenë gjithnjë një zonë e përndjekur dhe e vuajtur nga regjimi i Edi Ramës dhe PS.

Postimi i Shehut

Lazarati, gjithmonë në anën e demokracisë dhe të vlerave.

Në mbështetje të zhvillimit, lirisë dhe progresit.

Lazarati votoi me 1528 vota për PD-në dhe opozitën, përballë 138 votave që mori PS-ja në atë zonë.

Jam i bindur se dhe votat e lazaratasve nga emigracioni i perkasin pothuajse teresisht PD.

Një komunitet i mençur, me kapacitete të veçanta intelektuale, njerëzore dhe një dashuri të thellë për atdheun pergjate viteve te historise.

Por edhe një komunitet i vuajtur, i përndjekur e i përsekutuar nga ky regjim.

Qe gjithmone ka drejtuar “fytyren” nga ana e te drejtes dhe dinjitetit.

Advertisement