Politike
Lubonja: Rama, partia-shtet që na përfaqëson

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News 24, ka komentuar ngjarjet e ngjeshura të javës në Shqipëri – përfshirë zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian – duke ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.
“E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve” – tha Lubonja.

