Bota
Saleh, këngëtari që spiunoi Hezbollahun/ Mori 23 mijë euro nga Mossadi por tani u arrestua në Liban

Një bir dhe vëlla i udhëheqësve të Hezbollahut, shumë i njohur si këngëtar. Por edhe një spiun i dyshuar. Kjo është historia e Mohammed Saleh, i arrestuar në Liban me akuzën e bashkëpunimit me Mossadin, sherbimin sekret te Izraelit, pjesë e një operacioni të madh kundër të dyshuarve të shumtë që përfunduan në burg.
Rasti shkaktoi habi për shkak të emrit të tij. Karizmatik, me kontakte të shkëlqyera brenda komunitetit shiit dhe në lëvizjen guerile, ai njihte personalisht njerëz të afërt me udhëheqësit e Hamas dhe kjo do i kishte lejuar të fitonte besimin e tyre, por edhe të mblidhte informacione.
Sipas një versioni, Saleh, pasi kishte pasur probleme serioze financiare, ai u rekrutua në tetor te vitit 2024 nga izraelitët me ofertën më klasike: ne mund të bëjmë diçka për ty, por dhe ti mund të bësh diçka për ne. Dhe kështu lindi pakti, i vulosur me një bonus fillestar prej 23 mijë dollarësh. Saleh “spiuni” mblodhi detaje mbi lëvizjet e militantëve, mbi përdorimin e motoçikletave për të arritur në vende të ndryshme, mbi strehimet e mundshme, mbi zyrtarët e vrarë dhe zëvendësit e tyre.
Falë informacioneve, Mossadi arriti të vriste shumë anëtarë të Hamas në pjesën jugore të vendit. Midis objektivave ishin Hussein Bdeir dhe djali i tij Ali. Mediat arabe kanë theksuar se ka shumë foto të Salehut së bashku me militantët kryesorë që u eliminuan më vonë nga armiku, provë e tradhtisë së tij dhe demonstrim i infiltrimit. Nuk është përjashtuar mundësia që këngëtari të ketë dhënë informacione edhe për njësinë speciale 4100, një nga “krahët” më sekret të Partisë së Zotit.
Loja e tij thuhet se u zbulua gjatë një hetimi paralel. Një person e kishte denoncuar duke e akuzuar për mashtrim dhe policia, pasi i sekuestroi telefonin celular Salehut, gjeti prova të marrëdhënies së tij me shërbimin izraelit. Një detaj që ngre një pyetje: a është e mundur që ai të mos ketë ndërmarrë kundërmasa në përdorimin e telefonit celular?
Familja i kundërshtoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se spiunazhi kishte pak të bënte me të, por ishte çështje parash, ndërsa disa nënvizuan një klimë “dezinformimi” që rrethonte personazhin.
Ndoshta disa nga lajmet futen në “qark” për të rritur konfuzionin, pyetjet dhe dyshimet në një realitet të paqëndrueshëm, të plagosur dhe të rrethuar, ku çdo thashethem shkakton eksitim. Ose më keq.
Në fakt, faqja e re e inteligjencës përshtatet në kapitullin e “shkruar” në muajt e fundit rreth Hezbollahut, me udhëheqjen e tij të dërrmuar nga operacioni masiv në Tel Aviv.
Së pari vrasjet e synuara, vrasjet e drejtuesve, pastaj grushti i shtetit kundër niveleve më të larta dhe operacioni i kryer me pagerët shpërthyes të shpërthyer me mijëra në duart e po aq shumë luftëtarëve. Një arritje që shfrytëzoi një ose më shumë të meta në një mburojë sigurie që për vite me radhë u kishte garantuar mbrojtje udhëheqësve, përfshirë Sekretarin Hassan Nasrallah dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të cilët më vonë u “likuiduan”.

