Politike
Andi Bushati nuk përmbahet: Opozita të shkrihet urgjentisht

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpërthye ndaj Sara Milas, kandidate e PS në Elbasan, që mori numër rekord votash, për të cilën ka patur akuza se është sponsorizuar nga krimi i organizuar, konkretisht nga Suel Çela.
Bushati tha se opozita duhet të shkrihet dhe të shndërrohet në një forcë anti-sistem.
“Sa minuta shpenzuam për Joridaën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan?
Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend që ka çerekun e votave të Tiranës. Realitet me buallica unë nuk ka dot.
Ç’duhet të bëjë opozita? Duhet të mblidhet, të vetëshpërndahet, që të mos u lejojë më palaçove që i bëjnë go*** Edi Ramës, për të thënë që fajin e ka opozita. Këtë nuk e bën. Atëherë ç’të bëjë?
Duhet që meqë anatemuan ditëziun që nuk kishte asnjë faj, Bashën që i nxorri nga parlamentet, të mos i djegin mandatet, por të delegjitimojnë parlamentin, të paraqiten një herë në 6 muaj për të ruajtur mandatet.
Te ai Parlament janë përdhunuar nuk u është dhënë një interpelancë, një mocion për debat. Te ai Parlament opozita duhet të shkallmojë edhe atë pak që ka mbetur nga fasada demokratike.
Opozita duhet të ndërpresë çdo marrëdhënie me palaçot e Troplinëve, me SPAK-un. “Ta tregoj në SPAK”… Edi Rama më i fortë se kurrë ka qenë në kohën e SPAK. Kjo opozitë nëse vijon ta legjitimojë, pas katër vitesh do e hajë shumë më thellë. Kjo opozitë, nga një opozitë… Sistemi ynë ka dy parti, PD dhe PS. Ky sistem PD-në e ka abortuar, e kanë abortuar biznesmenët, e me rradhë.
PD duhet të kalojë në një parti anti-sistem që të ndërpresë çdo marrëdhënie me çdo institucion të kapur nga Rama”, tha ndër të tjera Bushati.

