Connect with us

Politike

‘Sorosi vijon të mbetet lojtar i fuqishëm në Bruksel, prandaj ata mbështetin Edi Ramën’

Diplomati, Agim Nesho tha se Brukseli e mbështet Edi Ramën, për arsye të politikave klienteliste që ky i fundit i ofron.

Nesho theksoi se Sorosi është një lojtar i fuqishëm në BE, dhe sipas tij, kjo e favorizon Ramën.

Në Evropë vazhdon ekuilibri lubrifikues që Rama e njeh mirë. Rama është një njeri që vazhdon të bëjë politikat e tij klienteliste.  Një njeri që së para së gjithash kërkon të mbajë pushtetin e tij personal, dhe në të tillë është një ambient që tashmë ka njëfarë reagimi për situatën gjeopolitike, është i paqartë dhe konfuz. Një njeri që amerikanë e quajnë një parrot, i cili ka retorikën e tij si një papagall që thotë që unë jam përfaqësues i kësaj Evrope dhe unë të gjithë programin tim politike e kam si të integroj vendin në Evropë, dhe pranojnë duke mbyllur sytë. Një Ramë, i cili ka tentuar por nuk ka realzuar dot mënyrën e një bashkëpunimi me SHBA. I ka mbetur në lojën e tij klienteliste një Bruksel, që ka influencat e vjetra. Sorosi është një lojtar i fuqishëm atje, ai ka Macronin pjesë e të gjithë kësaj enturazhi që lidhet edhe me Sorosin e të tjerë. Domethënë është kthyer në habitatin e vjetër, ku Rama me mënyrën klienteliste servilet. Ndoshta njëherë duke u përkulur në ato qylyma që shtrihet barkasi, herë tjetër me format korruptive përpiqet që t’i zotërojë.” tha Nesho.

Advertisement