Bota
Punë e kryer/ Trump cakton gjeneralin Michael Kurilla për të udhëhequr luftën ndaj Iranit

Michael Kurilla, u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe i paraqiti atij opsionet ushtarake në lidhje me Iranin, tha një burim i njohur me detajet për The Jerusalem Post.
Vetë Kurilla mbështet bashkimin me sulmet izraelite dhe është shumë i informuar si për planet operacionale amerikane ashtu edhe për aftësitë izraelite, për shkak të rolit të tij si komandant i CENTCOM-it, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2022.
Nuk është rastësi që, sipas raportimeve, Izraeli donte ta kryente sulmin përpara se Kurilla të largohej nga pozicioni i tij .
Kurilla do të udhëheqë një operacion të mundshëm të SHBA-së kundër Iranit
Nëse Trump urdhëron një sulm ndaj Iranit, Kurilla do të jetë ai që do të udhëheqë operacionin.
Një burim i njohur me detajet e takimit i tha gazetës Washington Post se Trump është i vëmendshëm ndaj asaj që Kurilla ka për të thënë dhe gjithashtu e respekton atë.
“Trump do të ishte i kënaqur nëse iranianët do të pranonin një marrëveshje që ai e përshkruan si ‘dorëzimi’”, thanë burime izraelite dhe amerikane për gazetën Washington Post .
Po kush eshte Kurilla?
Një ish-ushtar parashutist i cili u ngrit në radhët e ushtrisë gjatë Luftës së Gjirit, ai kryeson Komandën Qendrore që menaxhon forcat e armatosura amerikane në rajon dhe krenohet me një marrëdhënie të ngushtë me Izraelin.

