Bota
‘Na thanë se ishte shkatërruar plotësisht’/ Trump: Izraeli dërgoi agjentë në Fordow pas bombardimeve

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve në samitin e NATO-s në Hagë se Izraeli dërgoi agjentë në uzinën bërthamore Fordow të Iranit pas sulmeve amerikane.
“E dini që ata kanë njerëz që shkuan atje pas sulmit dhe thanë se ishte një katastrofë totale. Izraeli po bën një raport për këtë tani, e kuptoj, dhe më thanë se thanë se ishte një shfarosje totale,” tha Trump.
“Unë besoj se ishte një shfarosje totale”, shtoi presidenti i SHBA-së, duke vazhduar, duke thënë beson se ata nuk patën mundësi të nxirrnin asgjë sepse SHBA veproi shpejt.
Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete HegsethBombat ranë pikërisht aty ku duhej të binin.
“Mision i përsosur, pikërisht aty ku duhej të shkonim… Ishte një katastrofë nën Fordow,” tha ai.
Ndërkohë, zyrtarët izraelitë i thanë transmetuesit publik Kan se nuk ishin në dijeni të ndonjë operacioni izraelit brenda centralit bërthamor Fordow pas sulmit amerikan të dielën.

