Connect with us

Rajon

Gjuetia e shtrigave/ Duan të rrëzojnë Vuçiçin me dhunë, plasin arrestimet në Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se autoritetet do të vazhdojnë te arrestojnë te gjithe ata që “përgatisin vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”, teksa vendi eshte në prag të protestës antiqeveritare të thirrur për të shtunën.

Një ditë më parë, policia serbe arrestoi gjashtë persona për gjoja planifikimin e “ndryshimit të Qeverisë në mënyrë të dhunshme” në një protestë që studentët e kanë paralajmëruar për 28 qershor në Beograd.

“Aksioni për arrestimin dhe identifikimin e këtyre organizatave terroriste do të vazhdojë patjetër. Presidenti i Serbisë do të vazhdojë takimet me shërbimet e sigurisë dhe policinë e lartë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe parandalimin e gjakderdhjes” – ka theksuar Brnabiç

Nga ana tjeter, Kryetari i Partisë Progresive Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, tha gjithashtu se beson që arrestimet nuk kanë mbaruar dhe vlerësoi se shërbimet e sigurisë duhet të identifikojnë “të gjithë” ata që, sipas tij, po planifikojnë ta marrin pushtetin me dhunë.

Që nga fillimi i protestave të mëdha në Serbi, policia ka arrestuar vazhdimisht studentë, profesorë dhe demonstrues – disa prej tyre nën dyshimin për përpjekje për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues.

Advertisement