Bota
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

Komisioni Evropian propozoi që deri në vitin 2040, vendet e Bashkimit Evropian të zvogëlojnë ndotjen nga gazrat serrë për 90%, krahasuar me nivelin që kishin në vitin 1990.
BE-ja synon që të bëhet neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 – që do të thotë se nuk do të lëshojë më shumë gazra serrë sesa mund të përthithen nga natyra ose me mjete teknike.wAktualisht, vendet e BE-së duhet të zvogëlojnë ndotjen që shkakton ndryshime klimatike për 55% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelin që kishin në vitin 1990.Që kur BE-ja miratoi ligjin për klimën në vitin 2021, kundërshtarët e veprimit klimatik dhe ambicieve mjedisore të bllokut kanë mbledhur forcë, duke argumentuar se masat e pengojnë përparimin ekonomik.“Ne nuk po zgjedhim mes ekonomisë dhe agjendës së gjelbër, po i zgjedhim të dyja. Evropa është e përkushtuar për një tranzicion të drejtë, ambicioz dhe konkurrues drejt energjisë së gjelbër”, tha nënkryetarja e Komisionit, Teresa Ribera.Projektligji i paraqitur të mërkurën duhet të negociohet nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, përpara se objektivi i ri për klimën të hyjë në fuqi.

