Bota
Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qark të vetëm të Teksasit, katër ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën disa pjesë të shtetit amerikan javën e kaluar, raporton BBC. Të paktën 109 persona kanë vdekur, 94 prej të colëve në zonën e Kerrville, bëri me dije guvernatori Greg Abbott.
Kërkimet po vazhdojnë edhe me helikopterë Chinook dhe Black Haëk. Ekipet e ndihmës nga agjenci të ndryshme po punojnë së bashku në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë agjentë nga patrullimi kufitar, FBI-ja dhe Garda Kombëtare. Më shumë se 250 ndihmës nga agjenci të ndryshme janë caktuar vetëm në zonën e Kerrville.
Shumica e viktimave u shënuan në Qarkun Kerr, ku lumi Guadalupe doli nga shtrati para agimit të së premtes. Në kampin Mystic aty pranë u konfirmuan 27 vajza të vdekura.
Edhe në New Mexico, është shpallur emergjencë për përmbytje të menjëhershme. Zyrtarët atje tashmë po punojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ujërat e përmbytjeve. Përmbytjet në Rio Ruidoso arritën në 4.5 metra. Zyrtarëve iu desh të kryenin disa operacione të shpejta shpëtimi me varka.

