Politike
A do ketë rol në Partinë Demokratike? Berisha thyen heshtjen për “fatin” e Salianjit

Berisha: Do e përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD, ai doli dje një i burgosur politik, një histori turpi i Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës, ai u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, një praktikë ligjore, deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Fatmir Xhafa ndihet i kërcënuar nga Salianji. Çështja Salianji vetëm ka filluar, e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur. I kërkonin të deklaronte që s’do të vriste Geron dhe Fatmir Xhafën. Ai ishte i burgosur dhe gjykatësi i thoshte thuaj që s’do e vrasësh Geronin apo Fatmir Xhafën.

