Connect with us

Bota

Vendimi për Palestinën/ Vjen reagimi i parë i Trump: S’ka rëndësi ajo që thotë Macron!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë të premten planin e Presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Trump e cilësoi hapin e Macron si të parëndësishëm, që s’mund të ndryshojë asgjë.

“Shikoni, ai është një djalë tjetër. Është në rregull. Është lojtar ekipi, pak a shumë. Por ja lajmi i mirë: Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë”, tha Trump.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi menjëherë vendimin francez, i cili, shkroi në një deklaratë, se “shpërblen terrorin”.

Presidenti francez, Emmanuek Macron njoftoi të enjten se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. Njoftimi e bën Francën vendin më të madh dhe më të fuqishëm evropian që njeh Palestinën. Aktualisht, 140 vende njohin një shtet palestinez, më shumë se një duzinë prej tyre evropiane. Vendimi i Macronit është i guximshëm – pas një numri të vogël aleatësh evropianë: Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës – por duke hapur rrugën që fuqitë e mëdha ndërkombëtare të ndjekin shembullin. Sytë tani ka të ngjarë të kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, ndoshta edhe nga Gjermania.

Advertisement