Connect with us

Politike

Kalaja: Sarajet në Surrel u ndërtuan pa leje, SPAK zhduku dosjen e kallëzimit penal

Një tjetër akuzë e fortë ndaj kreut të qeverisë vjen nga avokatja Adriana Kalaja, e cila denoncon publikisht për  ‘grabitjen’ e tokës në Surrel. E ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Kalaja tha se më 9 shtator 2024, ajo ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, të mbështetur me prova, për ndërtimin e paligjshëm në Surrel. Ndërtesa sipas saj, janë ndërtuar pa leje ndërtimi, pa dokumentacion të deklaruar në ILDKPI dhe me fonde të pashpjeguara.

Adriana Kalaja: Më 9 shtator të vitit 2024 unë kam referuar kallëzim penal me provat bashkëngjitur në SPAK për grabitjen që është e artë fare, grabitjen e tokës në Surrel nga çifti kryeministror. Përveç grabitjes së pronës, ne kemi argumentuar bashkëngjitur provat përkatëse sesi ka filluar ndërtimi, e them jo kot sot këtë çështje…sesi ka filluar ndërtimi i sarajeve pa leje ndërtimi, sesi sarajet e ndërtuara me miliona euro nuk janë deklaruar me preventiv dhe dokumentacion. Nuk janë deklaruar këtë e dimë të gjithë, por nuk është deklaruar në ILDKPI, kush është firma ndërtuese dhe ndërkohë që fillimi sipas provave ka filluar përpara se bashkëshortja e kryeministrit që për mua, për tagrin e aferave mafioze-kriminale që ka, për mua ajo është personi që drejton këtë vend në aspekt të inkriminimit të qeverisjes së vendit. Në moment që ne depozituam këtë kallëzim penal, Altin Dumani, për t’i bërë nder Edi Ramës e kalon për kompetencë në prokurorinë e Tiranës. Pra, Altin Dumani, paska kompetencë për të hetuar ish-at e pushtetit, nga zoti Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu etj, etj, dhe nuk paska tagër të hetojë kryeministrin aktual të vendit. Dhe tani, pasi e kalon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, ligji nuk na lejon ne si kallëzues që të bëjmë ankimimin lidhur me kompetencën. Është vetëm kompetencë e SPAK-ut, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës nëse do të gjente argumenta mund ta kthente prapë në SPAK për shkak të problematikave që ka kjo dosje. Ndërkohë, unë i kam bërë një shkresë zyrtare drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, ku i them: Së pari, aty subjektet janë kompetencë e SPAK-ut. Është Engjëll Agaçi i përfshirë në këtë dosje. Ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Advertisement