Connect with us

Bota

Merkel konfirmon: Vaksina anti-Covid do të jetë gati në dhjetor

GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur në lidhje me vaksinën anti-Covid. Në një deklaratë për mediat, pas video-konferencës që bëri me liderat botërorë ajo u shpreh se, vaksimini i popullisë do të fillojë në dhjetor. Më tej, ajo tha se gjëja më e dobishme dhe e vlefshme tani është që të shkëmbejnë ide dhe mendime për masat anti-Covid. Merkel gjithashtu tha se, qeveritë duhet që shtrëngojnë më shumë masat anti-Covid në mënyrë që mos të ketë më rritje eksponenciale të infektimeve.

“Lajmet e ditëve të fundit në lidhje me zhvillimin e një vaksine janë shumë pozitive. Për momentin, është shumë e dobishme të shkëmbejmë ide mbi masat që do të miratohen kundër COVID-19, veçanërisht mbi ato që do të zbatohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Ne po përpiqemi të lehtësojmë masat përsëri dhe të mbajmë incidencën e infeksioneve në një nivel të qëndrueshëm pa kaluar përsëri në rritje eksponenciale”,theksoi Merkel.

Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor me 99% efikasitet , ndërsa vaksina e fundit është prodhuar nga Moderna me efikasitet 94,5%.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *