Connect with us

Kronike

Me shpi bari në Madrid, 40-vjeçari me 4 emra arrestohet në Laç, si funksiononte grupi

Një 40-vjeçar me katër identitete është arrestuar në Laç. Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, kërkohej në Spanjë për aktivitetein e tij në trafikun e drogës, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal. 40-vjeçari kishte rolin e drejtuesit duke ndarë funksionet e anëtarëve të tjerë, si dhe siguronte ambjentet me qera për kultivimin e drogës.

Ai ishte dënuar me burg nga Gjykata e Instruksionit Spanjë gjatë këtij viti, pasi nga kontrillet policore i janë gjetur dy ambinete të përshtatshme për kultivimin e bimëve narkotike dhe prova të tjera për përfshirjen në grupet kriminale. Policia po punon për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit, si dhe për të finalizuar ekstradimin e tij në Madrid.

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.

Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Advertisement