Connect with us

Kosova

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Osmani kërkon që procesi të përmbyllet sa më shpejt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim pas seancës së sotme parlamentare, thotë se mirëpret hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

Osmani kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Ajo uroi kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, duke theksuar se pret nga udhëheqja e re e Kuvendit që të punojë në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Presidentja bëri thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë me votimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe përmbushja e detyrimeve kushtetuese janë thelbësore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit”, tha Osmani.

Advertisement