Connect with us

Kronike

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.

Korrespondenti Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.

Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.

Advertisement