Politike
Berisha zbulon prapaskenën nga Asambleja e PS: Rama i propozoi Pacollit postin e zv.Kryeministrit

Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për Qeverinë e re, e cila u prezantua nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, tha se në kabinet u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë.
Berisha evidentoi se në Qeverinë e tij të mandatit të katërt, Edi Rama nuk ka propozuar asnjë ministër nga Veriu, ndërsa zbuloi edhe një prapaskenë.
“Mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! i propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë z.Pacolli, i ka propozuar z.Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën.
Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar,ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë.
Dhe kjo, nuk është rastësi. Jo. Do ju them një gjë ju.
Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë.
Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro.
Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë”, tha Berisha.

