Connect with us

Horoskopi

Priten momente të lumtura gjatë gjithë kohës…, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi

Marsi do ju bëjë shumë më të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më kokëfortë si më parë. Për ju të dashuruarit priten momente të lumtura gjithë kohës. Do ndiheni mjaft të kënaqur në krahët e partnerit dhe nuk doni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët ka rrezik të bien në dashuri me personin e gabuar dhe mund të lëndoheni

Demi

Gjatë kësaj dite disa sektorë do jene delikatë dhe do kërkojnë më shumë përkujdes. Mos u nxitoni për asgjë dhe harxhoni pak më shumë kohë para se të bëni lëvizjen e fundit. Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq ju të dashuruarve, megjithatë ka edhe më mirë. Shfrytëzojeni çdo moment.

Binjakët

Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojë gjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozine

Luani

Në jetën sentimentale, sot do të ndiheni më të lidhur me partnerin ose mund të takoni dikë interesant nëse jeni beqar. Në punë do të vlerësoheni për idetë kreative, ndaj mos kini frikë të shfaqni mendimet tuaja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por bëni kujdes me tensionin nervor që mund të lindë nga stresi.

Virgjeresha

Sot mund të keni disa keqkuptime me partnerin, por një bisedë e sinqertë do të ndihmojë për t’i sqaruar. Në aspektin profesional, do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj ushqimit dhe pushimit të mjaftueshëm.

Peshorja

Në dashuri, dita sjell harmoni dhe afërsi me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë të papritur. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë çelësi i suksesit për projektet që keni në dorë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por përpiquni të mos e teproni me lodhjen fizike.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah.

Shigjetari

Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë.

Bricjapi

Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre.

Ujori

Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra.

Peshqit

Ka shumë mundësi që disa persona të familjes t’iu nxitin dyshimet për fusha të ndryshme sot. Nuk do ndiheni më shumë të qetë pa i qartësuar gjërat. Nëse keni një lidhje tregohuni më të duruar me partnerin tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të bëjë gjëra të gabuara pa u menduar gjatë.

Advertisement