Connect with us

Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me kreun e SPAK Altin Dumani, zbardhen diskutimet

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin.

Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u diskutua në takim edhe vizita e Dumanit pak kohë më parë në SHBA ku u u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë.


Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

Advertisement