Connect with us

Kronike

Mafiozi turk u vra për një video erotike, zbardhet dinamika e ngjarjes! Shqiptari e goditi 30 herë me thikë…

Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti, ndërsa janë zbuluar detaje të tjera tronditëse.

“Kisha frikë se mos ndieja keqardhje, por nuk ndjeva. Kur shikova, e bëra për të parë nëse ndjeva diçka, por nuk ndjeva.”, këto janë fjalët e Valentina Peroni, 36-vjeç, gruas së arrestuar për vrasjen e Hayati Aroyo, burrit italo-turk të vrarë në një apartament në Sesto San Giovanni, i cili më pas u dogj pas krimit.

Sipas mediave italiane, në pranga u vunë Valentina Peroni, 36-vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38-vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33-vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.

Policia italiane arrestoi shqiptarin Elvis Simonin ndërsa planifikonte arratisjen drejt Kroacisë. Në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për lidhjet e ngjarjes me rrjete droge dhe festa të organizuara nga Aroyo.

Hetimet zbulojnë se natën e 23 korriku, 62-vjeçari turk u qëllua 30 herë me thikë, më pas personat për të fshehur gjurmët dogjën trupin. Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit, duke i dhënë Skuadrës Flying të Milanos pista fillestare hetimore. Oficerët më pas i arrestuan ata me urdhër të prokurorisë së Monzës për vrasje të rëndë dhe grabitje.

Një video erotike besohet se qëndron pas vrasjes së Aroyo Hayati-t, ky i fundit organizonte festa të mbushura me kokainë dhe drogë sintetike. Treshja e akuzuar për vrasje dyshohet se merrnin pjesë në këto festa. Në videon në fjalë, dyshohet se 36-vjeçarja Peroni ishte me një person tjetër në situata intime, gjatë një prej festave. Dhe sipas hetuesve, frika se videoja mund të zbulohej mund të ketë qenë motivi i vrasjes.

Çfarë ndodhi atë natë?

Mbrëmjen e 23 korrikut, të tre shkuan me makinë në shtëpinë e 62-vjeçarit. Burri i 36-vjeçares qëndroi roje në makinë, ndërsa ajo hyri në shtëpi, duke e lënë derën hapur në mënyrë që 33-vjeçari shqiptar të kryente vrasjen, duke e therur 30 herë. Shqiptari Elvis Simoni, një mik i ngushtë i çiftit, sulmoi fizikisht me thikë Aroyon, përpara se ta hidhte trupin e tij mbi shtrat, t’i hidhte zbardhues dhe ta digjte, duke shkatërruar pothuajse plotësisht apartamentin e studentit, të cilin ai ia kishte dhënë me qira viktimës për një muaj.

Advertisement