Shkrime
Dimri i vetmisë së frikshme/ Trump-Rama, nuk ka fotografi, as ftesa, as urime dhe as udhëtime

Nga Ndriçim Kulla
Në Bled të Sllovenisë, mori rolin e guximtarit të keq, ku nëpërmjet një shigjete të helmatisur deshte që te godiste nga larg presidentin Donald Tramp.
“Nato nuk ka shtyllë vertebrale”- u shpreh mujshari i zemëruar në kontekstin e qëndrimeve të mëtejshme euroatlantike mbi luftën në Ukrainë.
Pra sipas gjuhës së tij, pa përgjegjësi dhe pa diplomaci, Trampi është përgjegjësi kryesor i problemeve të luftës në Ukrainë !
Ka vijuar me tej me retorikën kundër Presidentit Donald Trump edhe gjatë një fjalimi që mbajti para Kolegjit të Evropës në Bryzh të Belgjikës. Kryeministri shqiptare u shpreh, se Bashkimi Evropian dhe vendet aspirante kanë nevojë për një plan konkret, duhet të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, të lënë të hapur derën për Rusinë dhe të mos presin nga dikush jashtë këtij perimetri që të gjejë zgjidhje, duke nënkuptuar qartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump.
Është shprehur edhe shumë here të tjera publikisht me moton:“ne, dmth evropianët nuk duhet të pyesim gjithmonë Amerikën”.
As një vend evropian me kontribute të mëdha euroatlantike si Gjermani, Franca apo Italia në çdo situatë mosmarrëveshjesh që mund të kenë qenë, nuk ka arritur deri aty sa të kërkojnë një busull të re në marrëdhëniet ndëratlantike.
Për arsyen e thjeshtë, sepse atë që bën Amerika nuk e bën dotë askush.
Pse nuk po e mbajnë më nervat liderin ?
Pse kaq zemëruar udhëheqësi ynë me presidentin e SHBA ?!
Sepse presidenti amerikan i ka shpallur luftë frontale kauzës radikale të ekstremit të majtë, e cila sot kërkon llogore për tu mbrojtur nga mëkatet që ka i ka bërë Amerikës
Edi Rama siç njihet , është jo vetëm një nga eksponentët e kulturës wokiste por edhe një kryeministër që i ka shërbyer kësaj kulture në ideologji dhe në praktikë me potencialin që ai ka shfrytëzuar si kryeministër i Shqipërisë .
Ai ka dhënë shembullin i pari në praktik, duke krijuar eksperimentin e madh makabër, atë të krijimit të shtetit të narkosdiktaturës shqiptare në mes të Evropës.
Ka më shumë se tre katër herë që regjimtari shqiptar Edi Rama ndjehet shumë i zemëruar ndaj presidentit amerikan Donald Tramp. Kjo që po themi nuk është një konsideratë e muajve dhe ditëve te fundit. Sepse siç e dimë të gjithë, dikur, në kohën paraprake të kandidimit të parë , ai në rolin e kasandrës donte të parashikonte një bot apokaliptike në se Tramp do të fitonte zgjedhjet. U fut në zemrën ideologjizuar të propagandës majtiste antiTramp duke filluar nga bastioni i saj amerikan, kanali televiziv CNN dhe duke përfunduar tek studiot e Baton Haxhiut në Kosovë.
Edi Rama është nga ato kafshë politike, që megjithëse të këqijat që ka bërë në politikë me shkatërrimet në mënyrë shembullore që i ka bërë kulturës politike shqiptare, ka frikë dhe i ndjen tmerrësisht hijet e së kaluarës që lidhet me të.
Në rast se do kërkohej për të gjetur një ekzemplarë, që nuk e ndan kurrë përgjegjësinë me pushtetin e tij, jam plotësisht i bindur se përpara do tu dilte Edi Rama si prototip, duke ia mbathur ma të katërta për tu fshehur. Atij i pëlqen pushteti, e shijon, shullëhet me të, e përdor dhe joshet me instinktet e vetes, por barra e përgjegjësisë është një fatalitet që e tmerron dhe e kërcënon. Prandaj ai ka përvetësuar mire lëkurën e kameleonit, për të jetuar përtej së majtës dhe së djathtës, ndonëse ka sjelljen e politike dhe praktike saktësisht të një regjimtari të majtë.
Parimet politike dhe normat qeverisëse janë vetëm fasadë dhe nuk mund të respektohen nga një regjimtar si Edi Rama.
Paratë dhe korruptimi mbeten filozofia që mund ti ndryshojnë gjithçka sipas tij. Mund të palosin çfarëdo mëkat që ka bërë dhe mund ta bëjnë flugerin që të rrotullohet përsëri edhe në administratën e Donald Tramp dhe mëkatari të vazhdoj si më parë rrugën e paudhësive politike. Po a mund të besohet në çdo moment, se marrëdhëniet dhe qasja e regjimtarit të Tiranës kudo dhe kurdoherë funksionojnë thjesht si një flugerë që rrotullohet sipas drejtimit nga frynë era, çka nënkupton drejtimin e interesave?
Ka edhe një romancë virtuale në mes, të fantazuar me regji dhe aktrim prej tij, (ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe dhëndërrit të Donald Tramp Jared Kushner), i cili është një biznesmen si të gjithë të tjerët në botën e madhe, ku lideri global hidhet dhe përdridhet i jargavitur që ti japë një status imagjinar ndryshe nga të tjerët.
Por përfundimi i këtyre historive bizantine i një regjisori dhe aktori paranojak të Ballkanit që sundon Shqipërinë, tashti kanë rezultate të kundërta me pritëshmëritë e bojaxhiut.
Dhe regjimtari shqiptar shqiptarë prandaj rrotullohet i nervozuar rreth hijes së presidentit amerikan Donald Tramp.
Këto histori më shumë kanë dhënë efekt të kundërta, se sa kanë arritur diçka. Flugeri nuk po rrotullohet më sipas drejtimit që Edi Rama e dëshironte me ankth.
Ngadalë – ngadalë, po merr ndëshkimin e politikave të gabuara dhe korruptive që ka bërë për 12 vjet me radhë.
Nuk ka më, as fotografi, as imazhe, as ftesa, as urime dhe as udhëtime.
Ka vetëm dimër vetmie, heshtje dhe ftohtësi të frikshme .
Krimet korruptive të politikave të Edi Ramës qëndrojnë pezull mbi hapësirën e marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, kundrejt një rivlerësimi korrekt që po bëhet tashti nga ana amerikane.. Kanakarit spekulativ të administratës Biden po i vjen mëndja vërdallë nga që Shtëpia e Bardhë jo vetëm që është bërë e ftohtë në raportet ndërqeveritare me Shqipërinë dhe personalisht me liderin global, por ka shprehur hapur në mënyrë diplomatike rezerva të mëdha që ka mbi të shkuarën por edhe të sotmen e kohës personale të Edi Ramës. Edi Rama jo vetëm si kryeministër por edhe si person ka bërë gabime dhe akte të kundraligjshme, që kanë ndikuar mbi shëndetin e këtyre marrëdhënieve por dhe cenimin e sigurisë të SHBA. Kryeministri shqiptar nuk mund ta kapërcejë kurrë arrogancën e përkëdhelur nga klani Soros dhe qeverisja e demokratëve në Amerikë. Nuk mund të merret kollaj me mënd sa i vetëdijshëm është bërë ai, se çfarë ka bërë, por koha dhe e vërteta, tek të cilat cila ai nuk ka besuar kurrë, do ta bindin me arsye dhe ndëshkim, se në pushtet nuk mund të qëndrosh kurrë me krime dhe para, sado para të kesh grumbulluar nga droga dhe korrupsioni.

