Politike
E papritur/ Berisha në “mbrojtje” të Veliajt: Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flas

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur pro kërkesës së Erion Veliajt për të qenë prezent nësër në Këshill Bashkiak, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo.
Ai tha se Rama duhet ta lejojë Veliajn që të flasë dhe mos të ketë frikë nga ky i fundit.
“Së pari; Erion Veliaj është atje ku është. PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta të adresuara kundër atij. Ajo nuk e ka bërë kurrë këtë. Për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike, ai me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Në bindjen time të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës, bashkë me Ramën. 5 herë e kundërshtoi një ministër djegësin. Nuk i morën në pyetje Ramën dhe Lubi Ballukun se ku shkuan paratë. Si mund të disbursohen 130 mln eurot me firmat e tyre. Pra, kjo është e vërteta. Veliaj po dënohet për gardërobën, vjedhjet që janë bërë nga familjarët. Dje po lexoja, se ish kryetarja e Bashkisë së Parisit, po hetohet dhe jo për 860 mijë, por për 84 mijë euro gardërobë. Ajo që kërkojmë ne është; Erion Veliaj të lejohet të flasë para këshillit bashkiak. Këshilltarët tanë demokratë janë pro shkarkimit të tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë. Të jeni dhe ju mediat aty dhe të flasë. Veliaj ka fjetur 3 ditë me Gjushin në qeli.”, tha Berisha.

