Politike
Agim Baçi: PD më e madhe se Berisha, por ka mbetur peng i frikës prej tij

Partia Demokratike është sot në pikën më delikate të historisë së saj. Një parti që u krijua si shpresa e parë e lirisë, rrezikon të reduktohet në një sallë të vogël duartrokitjesh, ku deputetët e strukturat i shërbejnë një individi dhe intersave të tij personale. Kështu e përshkruan analisti Agim Baçi, situatën në të cilën dnodhet sot Partia Demokratike. Me bindje, Baçi thotë se PD është më e madhe se Sali Berisha, një e vërtetë që sipas tij, demokratët e dinë mirë, por pak kanë guxim ta thonë.
Në një intervistë për Tema, Baçi flet për zhvillimet e fundit, nisjen e mandatit të katërt në opozitë, ku spikat Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj që duken sot si të zgjedhurit e Berishës për të mbajtur një ekuilibër të brishtë brenda opozitës. Një ekuilibër që i shërben vetëm intersdave të tyre personale.
Shtatë humbje radhazi në shtatë palë zgjedhje, asnjë analizë. Askush nuk guxon të artikulojë qoftë edhe një kritikë të vetme ndaj liderit për të përfunduar tek fjalia e përsëritur: të gjithë kemi përgjegjësi përveç Berishës sepse ai e bëri të vetën”. Baçi thotë ndër të tjera se Berisha i ka borxh demokratëve disa të vërteta. Ai nuk mund ta mbajë PD-në peng të historisë së tij.
Opozita gjendet sot në një sprovë të re, në kërkim të një kandidati për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Tabaku e Aliahmeti refuzuan, Agrion Shehaj i partisë Mundësia ka kërkuar bashkëpunim ndërsa hapësira për një kandidat të përbashkët shtrihet deri tek Arlind Qorri i Lëvizjes Bashkë. Por në fund të fundit, pse Berisha nuk mund të mbështesë një kandidat si Qorri sepse dikur mori votat e komunistit Hysni Milloshit. Ky diskutim për të gjetur një emër për bashkinë tiranë tregon krizën e thellë të opozitës.
A ka shanse një lëvizje brenda PD-së që të largojë Berishën? Historia e viteve të fundit tregon se pengesë nuk janë njerëzit, por mungesa e guximit. Analisti Agim Baçi thotë se përsa kohë nuk do të ketë një analizë të sinqertë, derisa të kërkojë falje për humbjet dhe të rikthejë dialogun me qytetarët, çdo hap mbetet një rrotullim në të njëjtin rreth.
Baçi thotë gjtihashtu se mund të kthehet fryma e fitores tek opozita, por nuk ka shumë kohë. Shpëtimi nuk vjen nga marrëveshje të fshehta, por nga një komunikim i hapur me qytetarët dhe nga vendimi për t’u çliruar nga hijet e së shkuarës. Një parti që lindi si frymëzim për lirinë nuk mund të mbetet peng i frikës ndaj një individi që e ka marrë peng.

