Connect with us

Politike

Kryemadhi: Hetimi për Metën nisi prej Erion Veliajt, SPAK kërkoi informacione për Baton Haxhiun

Monika Kryemadhi, deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe mashat e tij mediatike. Ajo tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.
‘Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para ti paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus,’ tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se i bëhet presion që mund të ikë si vëllai i tij me veting.
‘E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin.
Dhe atij i bëjnë presion që ja hoqën vëllain me veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.
Në lidhje me hetimet ndaj Baton Haxhiut, Kryemadhi bëri me dije se SPAK ka kërkuar informacion për kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm për shtëpinë në Qerret, e cila ka qenë në pronësi të Ilir Metës. Ajo theksoi se kjo është e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë.
‘Është dhe dëshmia e Baton Haxhiut. SPAK kërkon informacion për Baton Haxhiun për kontratën e furnizimit më ujë të pijshëm për shtëpinë ne Qerret se ka qenë shtëpia e Ilir Metës. Po kjo e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë,’ tha Kryemadhi.
Në përfundim, ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.
‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi.

Advertisement