Politike
Kafja e zezë e përçarjes/ Alimehmeti pas komentit të Bardhit: Keni larguar njerëzit…
Pas mbledhjes në selinë e PD të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, por dhe kandidatë të tjerë nga listat e hapura, kreu i grupit Gazmend Bardhi reagoi dhe e quajti “një kafe mes tyre”.
“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha ai.
…
Por a është ky takim një nismë apo lëvizje politike brenda PD?
Përgjigjen ai e la të hapur, duke thënë se në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duar, e duke shtuar se PD i duhet një riorganizim, nga “koka te këmbët”.
“Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përkarshi të një qeverie të kalbur opozita nuk e hedh dot në tokë dhe nuk ndodh ai rrotacioni politik, parimi ishte si mund të forcohet PD. Unë personalisht mendoj se PD i duhet një riorganizim nga koka te këmbët, vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i qasemi një sistemi zgjedhjesh vendore në mënyrë të suksesshme.
Vizioni është 2029 që kalon përmes 2027. Nëse në këto muaj bëjmë disa riorganizime që u flasin njerëzve siç duhet, në atë mënyrë situata kthehet, sepse është e lehtë më këtë qeverisje përballë sepse është duke rënë vetë”, tha ai.
PD do duhet të forcohet dhe për këtë duhet të kuptojë ku ka gabime, që të shmanget nga modele që kanë treguar që nuk kanë funksionuar. Me të gjithë kandidatët që flasim në qarqe, na thanë që nuk jemi kontaktuar më, janë lënë në harresë. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur.
Ajo që kuptuam, më e vështirë ka qenë për të kuptuar si janë qarqet e tjera, por kuptuam që kanë qenë të njëjtat problematika në çdo qark. Kandidatët do duhej të ishin thirr nga Kryesia, apo Këshilli Kombëtar, për t’u dëgjuar dhe ana e tyre”, tha ai.
….