Connect with us

Politike

Veliaj del nga burgu, Balluku kthehet në detyrë, Rama: Mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur

Andi Bushati deklaroi se çështja e pezullimit të ministrave nuk duhet parë si një konflikt juridik apo institucional, por si një problem moralo-politik që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e qeverisjes. Ai argumentoi se një ministër i akuzuar për korrupsion duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe se, sipas tij, kryeministri po shmang thelbin e problemit duke e zhvendosur diskursin drejt teknikaliteteve ligjore. Bushati kritikoi gjithashtu qëndrimet publike të kryeministrit lidhur me rastet e zyrtarëve nën hetim, duke i interpretuar si përpjekje për të mbrojtur interesat e pushtetit dhe për të minimizuar përgjegjësinë politike.

Andi Bushati: Ai është njeriu që e ka në dorë çelësin për t’u zgjidhur shqetësimet. Në, në ç’mënyrë? Se, dhe këtu bie dakord me Lencin, sepse debati po na imponohet si një debat juridik, ndërkohë që është një debat moralo-politik. Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki dhe këtu s’ka më as konflikt kompetencash, as çështje imuniteti, asnjë gjë. Pra, është guri i parë që s’do Rama ta lëvizi, që një njeri që dyshohet, është kapur me fakte dhe dyshohet se ka vjedhur, ka zhdukur 50 milionë euro, duhet të iki. Ose duhet ta heqësh dhe këtu s’kemi më debat juridik. Ngaqë do duhet zhytur, heshtur, mbyllur ky debat moralo-etik, neve zihemi nëpër studio për debatin juridik, për kushtetueshmërinë e të tjera. E dyta, çfarë më bëri përshtypje duke dëgjuar Ramën. Çfarë thotë Rama? Rama thotë, dëgjo thotë, s’ndodh në asnjë vend të ë Evropës, të botës po të doni ju, që gjykatësit dhe prokurorët t’i rrëmbejnë qeverisë një ministër duke hyrë në kompetencat e një pushteti tjetër. Po t’i shtojmë kësaj të parës, që këtu pezullimi duket si, duket si ndonjë sakrilegj i madh që ju bë Ballukut. Edhe fjalët që thotë, në fakt ato i thotë pa zemër, por që gjithsesi i ka shqiptuar po ai, për Veliajn. Ah, s’merret thotë një kryetar në detyrë pa qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Pra, Veliaj që s’ka imunitet, nuk merret dhe çojeni në zyrë i thotë Rama. Ballukun mos ma hiqni nga zyra dhe këtu ka shumë teori që thonë që ore po e kërcënon Balluku, jo Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë. Mua më duket më e thellë. Rama thjesht thotë, Veliaj në zyrë të kthehet. Balluku mos pezullohet dhe të vazhdojë të punojë. Shkurt, deviza është, ore na lini të vjedhim. Pra, këtu nuk është çështje Balluku. Këtu është, mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur. Ke parasysh kur je duke bërë ndonjë punë edhe dikush të bërtet ose të grricet te veshi? Hiqmu qafe se jam duke punuar.

Advertisement