Connect with us

Bota

Shpejt do ta paguaj tradhtinë/ Thika e heshtur e Macron pas shpinës së kancelarit Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz u përpoq të shtynte përpara idenë e përdorimit të 210 miliardë eurove në asete të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.
Por, në momentin vendimtar, atij i mungonte një aleat kyç – Emmanuel Macron.
Financial Times raporton këtë.
Publikisht, Parisi nuk kundërshtoi, por prapa skenave ekipi i Macron tha se vendi nuk mund t’i mbante garancitë financiare.
Si rezultat, Franca u rreshtua me Belgjikën dhe Italinë dhe në fakt varrosi planin.
“Macron e tradhtoi Merzin dhe ai e di se do të duhet të paguajë për këtë”, i tha një burim gazetës.
Franca është e shtrënguar nga borxhi dhe një krizë politike, ndërsa Berlini është bërë më i ashpër dhe më proaktiv që kur Merz erdhi në pushtet.
Siç vëren gazeta, Gjermania është gati të shpenzojë qindra miliarda për mbrojtje dhe infrastrukturë. Në të njëjtën kohë, Franca po flet më shumë dhe po bën më pak.

Advertisement