Connect with us

Bota

KAPJA E MADUROS ISHTE E NEGOCIUAR/ Procesi dyshohet se është koordinuar në prapaskenë për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm

Burime brenda opozitës venezueliane i thanë Sky News se kapja e presidentit Nicolás Maduro ishte rezultat i një “daljeje të negociuar”, jo thjesht një operacion ushtarak i papritur.

Sipas këtyre burimeve, Maduro është kapur dhe është nxjerrë jashtë Venezuelës, në një proces që dyshohet se është koordinuar në prapaskenë për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës dhe destabilizim të vendit.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se SHBA ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj objektivave në Venezuelë dhe se Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë kapur dhe janë transportuar jashtë vendit.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters se operacioni u krye nga forca speciale elitare amerikane.

Opozita venezueliane nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare publike, por burimet sugjerojnë se zhvillimet e fundit mund të shënojnë fundin e regjimit shumëvjeçar të Maduro-s dhe hapjen e një faze të re politike në vend.

Presidenti Trump njoftoi se detaje të mëtejshme do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp në Mar-a-Lago.
Advertisement