Aktualitet
Pamjet/ Studenti tregon plagët nga plumbat e gomës në trup
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta te Rruga e Durrësit. Pas denoncimeve dhe raportimeve se policia ka qëlluar drejt protestuese me plumba gome, një prej të rinjve ka treguar edhe pikën ku ai është plagosur.
Siç shihet edhe në pamje, i riu është qëlluar me plumb gome shumë pranë kokës, në zonën e qafës. Ai ka shprehur revoltën e tij por edhe qëndresën për të vijuar protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestues të tjerë janë qëlluar në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë. Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia