Connect with us

Kronike

Sulm me armë në Athinë, plagosen shqiptarët

Një incident i përgjakshëm ndodhi në orët e para të së hënës në Agios Dimitrios në Athinë, ku u plagos pronari i një restoranti suvlaki, 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar.

Sipas informacionit zyrtar, tre persona mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij.

Pronari 70-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën dhe mblodhën katër gëzhoja.

Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur. Hetimin e rastit e ka marrë përsipër FBI-ja greke.

LAJMI I PERDITESUAR

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri në Greqi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën dy shtetas shqiptar në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

 

Advertisement