Connect with us

Politike

“Dashuria për Amerikën nuk rritet me gjilpëra botoksi!”/Bushati për qëndrimin ndaj SHBA

Andi Bushati ka debatuar me Preç Zogajn, lidhur me qëndrimin që mbajti Shqipëria, nëpërmjet ministres së jashtme, Elisa Spiropali, ndaj pezullimit të vizave emigruese nga SHBA.

Bushati tha se qëndrimi i vendit tonë nuk është koherent dhe e cilësoi “bythëlëpirje”.

Debati: 

Andi Bushati: Dashuria për Amerikën nuk rritet me gjilpëra botoksi. Ne na është thënë jemi me Ameikën, se përkrahin emigrantët, marrim refugjatët që na kërkon Amerikë. Këto janë vlerat e Amerikës që Rilindja ka pompuar deri tani, e duam Amerikën, se Amerika do emigrantët. Tani Amerika thotë nuk i dua emigrantët. Këta thonë kemi të njëjtën vlerë si Amerikë, se nuk i duam më emigrantët.

Preç Zogaj: Amerika ka çliruar Kosovën.

Andi Bushati: Ne do të jemi me parimin ose me bythëlëpirjen.

Preç Zogaj: Tani ju doni të dalë Shqipëria kundër Amerikës? Nuk del.

Andi Bushati: Ka dalë Amerika kundër vetes. Ne po diskutojmë diçka të caktuar.

Preç Zogaj: Ti e shtrin tani, me kë do të jesh tani?

Andi Bushati: Mendoj se nuk duhet të jesh po aq bythëlëpirës sa me Rusinë dhe me Amerikën. Kombet i mban dinjiteti.

Preç Zogaj: Ku e ke parë bythëlëpirjen?

Andi Bushati: Nga deklarata e sotme (e Spiropalit). Ne kemi arritur në qeverinë Nano, në luftën e Irakut, Shqipëria i ka shpallur luftë Sadamit pa ia shpallur akoma Amerika. Nuk të respekton Amerika po u bëre vasali karagjoz i amerikanëve.

Preç Zogaj: Jam kundër vasalizmit, jam për partneritetin. Jam që Shqipëria të qëndrojë në këtë aleancë. Ne po diskutojmë një vendim që nuk na pëlqën. Por është një vendim. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, shtrihen në kohë. Na kanë bërë shërbime të mëdha, t’ju vëmë shkelmin këtyre sepse nuk na pëlqen një vendim? Është i përkohshëm. Amerika kështu funksionon. Ka shumë qendra pushteti.

Ergys Mërtiri: Parimi i përgjithshëm, e kemi aleat Amerikën, por vendimet kundër nesh mund ti kundërshtojmë. Servilzmi këtu është bërë modë, nuk i ka hije. Aleanca nuk shprehet me servilizëm.

Advertisement