Politike
Tedi Blushi kërkon dorëheqjen e Ramës: Largimi i tij, kusht i panegociueshëm
Tedi Blushi kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar një kusht të panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, ai deklaroi sot se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se ndryshimi duhet të nisë me largimin e Ramës. Blushi kundërshton çdo mundësi kompromisi, marrëveshjeje apo negociate politike që do t’i jepte mundësi kryeministrit të qëndronte në pushtet, madje akuzon këdo që pranon të ulet në tryezë me Ramën se ose u shërben interesave të tij, ose dëshmon verbëri politike, ose është një “patronazhist me maskë”.
Deklarata e plotë e Blushit
” Koha e fjalëve ka mbaruar. Durimi ka shteruar. Shqipëria ka një nevojë ulëritëse për ????????!
Por ndryshimi nuk vjen duke ruajtur status quo-në. Ai nis me largimin e Edi Ramës!
Nuk mund të ketë as paqe të rreme, as pazare politike dhe as negociata që i japin frymëmarrje një regjimi të vdekur, duke zgjatur agoninë e tij në kurriz të shqiptarëve.
Kush joshet nga “ofertat politike” të Ramës dhe pranon të ulet në tryezë me të, duke harruar përgjegjësitë ndaj qytetarëve, ose i shërben interesave të tij, ose dëshmon një verbëri politike të pajustifikueshme, ose është thjesht një patronazhist me maskë.
?? ??? ????̈? ??? ???? ??̈ ????̈ ???????? ??̈ ???? ??? ??̈ ????????! As demokraci funksionale, as llogaridhënie dhe as të ardhme europiane për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë në vendin e tyre.
Shqipëria nuk ka nevojë për kompromise apo për lëshime që mbajnë me serum një regjim të vdekur. ??????? ? ??? ????̈? ?̈????̈ ????? ? ?????????????̈? ??̈? ??̈ ??????? ? ??????!
Asnjë pazar mbi fatin e Shqipërisë. Asnjë dorëzim përballë regjimit. Asnjë shtyrje e shpresës së shqiptarëve! ????????? ??? ??????? ??̈! ? ???, ? ?????̈ ??̈? ??????̈????̈ ? ?????????̈??!”