Aktualitet
Çahet loti i dytë në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, qarkullimi kalon në një korsi
Loti i dytë në rrugën Qafë Plloçë-Qukës ka pësuar çarje në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke bërë që qarkullimi i makinave të bëhet vetëm në një korsi.
Struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.
Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.
Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar./TCH