Kronike
Polici ‘shitës ambulant’, furnizonte të burgosurit e Elbasanit me drogë, arrestohet
Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe partnerja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg.
Sipas hetimeve, rezulton se polici Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.
Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.
Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra Ndërkaq, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka treguar se i dashuri i saj ka shitur lëndë narkotike brenda burgut me çmime të ndryshme.
Për të tre, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg”.