Connect with us

Bota

BE firmos me ”Moderna”-n për vaksinën, Von Der Leyen: Nesër kontrata me 160 milionë doza

Në përpjekje për të siguruar sa më shumë doza vaksinash kundër Covid-19 presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,  njoftoi se  ditën e nesërme do të nënshkkruhet një kontratë me kompaninë amerikane “Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e BE me një laborator farmaceutik.

“Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi. Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milionë doza të Moderna. Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave COVID-19. Vaksinat e sigurta dhe efektive mund të na ndihmojnë t’i japim fund pandemisë”, shkroi Von Der Leyen në “Twitter”.

Ajo përmendi gjithashtu edhe një kontratë të shtatë të vaksinës në të ardhmen, pa dhënë shumë detaje.

Në fjalën e saj ajo theksoi se është në dijeni të vështirësive me të cilën po përballen qytetarët evropiane.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *