Kronike
Të shtënat me armë zjarri në Lezhë/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit të plagosur, ishte pronari i një biznesi
Këtë të diel është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës.
Sipas asaj që mëson gazetarja Brixhilda Deda, i plagosur ka mbetur 30-vjeçari, Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai ishte pronari i një biznesi berberhaneje dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua.
…

Ky është Sokol Daci, 30 vjeç, pronar i një berberhaneje në zonën e Rrilës në Lezhë, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri.
Daci u qëllua me breshëri plumbash brenda biznesit të tij dhe u transportua fillimisht drejt spitalit të Lezhës, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë tri plagë në shpatull, bark dhe këmbë.