Connect with us

Politike

Beleri: Shqipëria në krizë institucionale, shteti i kapur nga mafia nuk fshihet më në Bruksel

Fredi Beleri ka folur rreth situatës politike dhe institucionale në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një shtet ku ndarja e pushteteve nuk funksionon dhe drejtësia pengohet sistematikisht.

Duke folur për dhunën policore, reagimet europiane dhe përplasjen e qeverisë me SPAK-un, Beleri theksoi se realiteti shqiptar tashmë është i njohur në Bruksel dhe se kriza nuk mund të fshihet më, ndërsa Gjermania, sipas tij, ka një rol kyç në zgjidhjen e këtij ngërçi.

Fredi Beleri: Në të gjitha shtetet dhe kryeqytetet e Evropës bëhen reagime nga më të ndryshmet dhe bëhen demonstrata, tubime, po policia në mënyrë kaq agresive pa patur asnjë shkak, ndodh vetëm atje. Solidarizohem me të gjithë njerëzit që janë te Trauma dhe dua t’i shpreh edhe të dëmtuarve aty, ndjenjat e mia më të përzemërta dhe shërim të shpejtë. Sigurisht gënjeshtra po vete drejt fundit. Në Evropë, shurdhët dëgjuan dhe të verbërit panë.

Në Shqipëri, ndarja e pushteteve nuk po funksionon. Kemi një krizë të madhe institucionale, sepse qeveria mundohet të pengojë me çdo kusht drejtësinë për të zbardhur skandalet nga më të mëdhatë që nuk ndodhin jo vetëm në Evropë por as në shtetet e Amerikës Latine. Kemi një shtet të kapur nga mafia, shteti që qeveris me mafien dhe këto të gjitha në Bruksel kanë ardhur në mënyrë pompoze dhe nuk mund të fshihen më. Është kryesisht Gjermania që ka rolin protagonist për të zgjidhur këtë ngërç në Shqipëri, janë ata që kërkojnë me insistim ndarjen e pushteteve, qeveria të qeverisë dhe gjykata dhe drejtësia të bëjë punën e saj.

Zoti Rama me sa duket, gjithë këtë kohë përkëdhelte një tigër, një luan që ishte SPAK-u dhe Prokuroria Speciale. Tani që u rrit përbri tij, del gati për të ngrënë dhe atë, fillon dhe akuzon dhe atë, ndaj atij institucioni që ai i dha kompetencat më përpara dhe i premtoi dhe politikisht për të ndjekur opozitën. Kjo është bërë më se e qartë në Bruksel edhe kërkojnë tani të lënë.

Advertisement