Politike
Lela: Kush nuk proteston është me regjimin, pushteti është në kilometrin e fundit
Alfred Lela theksoi se ata që shfaqen si skeptikë apo kritikë të veprimeve të opozitës nuk janë zëra neutralë, por figura antiopozitare, të cilët në mënyrë të paracaktuar do të gjejnë gjithmonë të meta, pavarësisht natyrës së protestës.
Lela tha gjithashtu se opozita nuk duhet të humbasë kohë duke u përpjekur t’i bindë ata, ndërsa sipas tij, pushteti aktual është në ‘në kilometrin e fundit’. Ai tha se qeveria nuk e dorëzon hajdutin më të madh, jo për të mbrojtur një individ, por sepse dorëzimi i tij do të nënkuptonte dorëzimin e pushtetit.
Alfred Lela: Shiko, e para duhet thënë që nuk mbaron kurrë, pra kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë. E dyta, ata që shfaqen si skeptikë apo mosbesues në hapësirën publike të pas protestës, janë fatkeqësisht të njëjtët, thonë fatkeqësisht të njëjtën gjë dhe ne duhet të, ajo çka ata që vëzhgojnë ngjarjen apo ngjarjet qoftë nga pozita neutrale, qoftë nga pozita të angazhuara, siç është rasti im, duhet të bëjë një gjë, duhet t’ju vënë emrin që këta skeptikë kanë, të cilët nuk janë në fakt skeptikë, por janë antiopozitarë. Dhe me antiopozitarët nuk mund t’i kënaqësh dhe unë mendoj që opozita duhet të heqë dorë nga qoftë edhe përpjekja për të sqaruar antiopozitarët.
Janë të pasqarueshëm, janë të pangushëllueshëm, janë të pandryshueshëm. Por ajo që opozita duhet të bëjë, duhet t’u thotë, ama, që ju jeni antiopozitarë dhe si të tillë do ta keni këtë predispozitë ndaj çfarëdo lloj proteste të opozitës, sado e vogël, sado e madhe, sado e dhunshme, sado paqësore të jetë ajo, do t’i gjeni gjithmonë një, një të metë, një të keqe, një gjë që i duhet i duhet ndrequr. Sepse ju e keni vënë re, po nëse është paqësore, pse ishte paqësore? Nëse ka dhunë simbolike, e konsiderojnë, e konsiderojnë dhunë. Kështu që në këtë kuptim për mua, debati me antiopozitarët që hiqen si skeptikë, apo meraklinj të opozitarizmit, nuk duhet të bërë fare dhe duhet të përqendrohemi tek ajo që ndodhi në terren, çfarë bëri opozita, çfarë mund të bëjë opozita dhe sidomos çfarë mundet të bëjë opozita në raport me këtë pushtet, i cili është për ta thënë me një frazeologji të kryetarit të opozitës, është në kilometrin e fundit dhe kjo është edhe simbolike, po nuk është vetëm simbolike. Në kuptimin që është një pushtet i cili nuk e dorëzon hajdutin më të madh dhe nuk e bën këtë jo se mbron hajdutin e vet dhe sulmon kushtetutën, po sepse po të dorëzonte hajdutin e vet që është edhe hajduti i parafundit, i bie që të japë çelësat, i bie që të dorëzojë pushtetin. Dhe kjo duhet kuptuar. Përballja mbrëmë ishte përballje mes atyre që e duan Shqipërinë të mos vidhet nga qeveria e tyre dhe atyre që duan ta vjedhin Shqipërinë dhe janë gati të bëjnë gjithçka për të mos e lëshuar pushtetin, për të mos lëshuar edhe Shqipërinë dhe për të mbajtur pushtetin dhe Shqipërinë nën pushtetin e vjedhjes, përdorin edhe policinë.