Connect with us

Politike

Mbyllet debati për Ramaduron/ Ylli Manjani: Më vjen keq për helikopterin…

Juristi Ylli Manjani komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Uashington, në takimin inaugurues të Bordit të Paqes të organizuar nga presidenti Donald Trump.
Sipas tij, i vetmi debat që mbyllet me këtë vizitë është ai sipas të cilit mes Ramës dhe SHBA ekzistojnë një marrëdhënie e tensionuar dhe analogjitë me arrestimin e presidentit të Venezuelës Maduro nga DEA amerikane.
Sipas Manjanit, takimet multinacionale si Bordi i Paqes nuk kanë asnjë vlerë dhe rol konkret, por bëhen më shumë për spektakël.
“E vetmja gjë që mbyllet është helikopteri im që doli jashtë loje, iku, u mbyll kjo histori e Ramaduros. Unë jam nga ata që nuk jam entuziast nga këto takime, janë show, spektakël. Rama është politikan spektakli, e qan, nuk kemi një të dytë që të bëjë spektaklin në mënyrë më shembullore, nota 10. Unë jam kundër këtyre gjërave multinacionale, OKBE, BE, për mua duhet të ishte shtet me shtet, klasikja e marrëdhënieve diplomatike. Nga fjalimi i Ramës më bëri përshtypje që e gjeti vendin për t’u ankuar edhe atje për rrogat e gjyqtarëve”, tha Manjani

Advertisement