Connect with us

Politike

IMUNITETI I BALLUKUT ME DYER TE MBYLLURA

Avokati i Ballukut kërkon rrëzimin e kërkesës së SPAK: Të provohen pretendimet se rrezikon të prishë provat

1771843946_ardiankaliaavokatiballukut.jpgAvokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore përderisa kërkon zëvendësim të masës së sigurisë. Kalija thotë se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale.

“Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Ballukut,  Ardian Kalija.

Këshilli i Mandateve prej 2 orësh mbledhje me dyer të mbyllura për imunitetin e Ballukut, debat për kërkesën e SPAK

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Tashmë ka mbaruar relatimi i prokurorëve dhe kanë nisur të flasin avokatët e Ballukut.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.
Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë, teksa është edhe në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.

LAJMI FILLIMISHT…

Mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK, përveç avokatit Kalija, Balluku do të përfaqësohet dhe nga e motra 👇😱

Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK Klodian Braho së bashku me dy prokurorët që kanë në dorë çështjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Gjithashtu në Kuvend ka mbërritur dhe motra e Belinda Balluku, Palema Qirko në cilësinë e avokates. Pra Balluku në Këshillin e Mandateve, do të përfaqësohet dhe nga Pamela Qirko përveç avokatit

1771836438_klodianbraho.jpg

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.

Tani mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë mbledhjes të 16 shkurtit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj Presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra

Advertisement